E bujshme nga Turqia për lojtarin shqiptar

- Bota Sot

E bujshme nga Turqia për lojtarin shqiptar

Trajneri Fatih Teke ka kërkuar te drejtuesit e Trabzonspor, që të blejnë kartonin e Ernest Muçit.

Bëhet fjalë për 8.5 milionë euro, që duhet të shpenzohen për të mbyllur marrëveshjen mes dy klubeve të Turqisë.

Muçi duket se ka fituar plotësisht besimin e trajnerit, pas javës së kaluar.

Plot tre gola të shënuar dhe një penallti e fituar prej tij në dy ndeshje bindën trajnerin e Trabzonsporit.

Klubi që huazoi Muçin pagoi 1 milion euro te Beshiktash. Mundësia për të aktivizuar opsionin e blerjes është deri me 31 maj.

Nëse Trabzonspori dëshiron ta aktivizojë këtë opsion, atëherë shuma e parë prej 1.7 milionë eurosh duhet paguar brenda një muaji. Muçi shikohet si element i rëndësishëm aktualisht, ndërsa synohet titulli kampion.



Read it all at Bota Sot