Stiven Xherard mund të jetë trajneri i ri i Liverpulit. Trajneri Arne Slot është pranë shkarkimit, pas barazimit 3 me 3 ndaj Lids në Premier Ligë.
Liverpuli nuk po kalon një edicion aspak të mirë duke qenë larg kreut të renditjes. Çështja me Salah po ashtu trondit pozitat e Slot, që nuk i dha asnjë minutë në sfidën e fundit.
Xherard është një legjendë te klubi anglez. Pas eksperiencës me Al Etifaq, qëndron pa skuadër.
Është thuajse një vit pushim për 45-vjeçarin, i cili do të ishte i gatshëm për këtë përgjegjësi të re. Pas zhgënjimeve këtë sezon, mesatarja e Slot në Premier Ligë është 2.02 pikë për ndeshje.
Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2027 dhe klubi nuk duket se do presë gjatë për të larguar pasuesin e Jurgen Klop..