Prishtina do të presë Ferizajn në xhiron e 16-të të Albi Mall Superligës, në një ndeshje ku të dyja skuadrat kërkojnë të shpëtojnë nga kriza e rezultateve.
As Prishtina, as Ferizaj nuk kanë shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit, duke e bërë këtë duel vendimtar.
Kryeqytetasit synojnë të rikthehen në rrugën e sukseseve dhe të qëndrojnë afër kreut të tabelës, ndërsa Ferizaj shkon në Prishtinë për të marrë një rezultat pozitiv që t’i afrojë shpëtimin nga fundi.
Formacionet zyrtare për këtë duel janë:
Prishtina: Kolaj, Bytyqi, Limani, Boueye, Saletic, Namani, Taipi, Baftiu, Muja, Veliu, Ilievski
Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Neziri, Topalaj, Avdulli, Llabjani, Ramusa, Shabani, Peposhi, Berisha, Haxhimus.