Legjenda spanjolle lë Monterreyn dhe pret ofertat

- Bota Sot

Legjenda spanjolle lë Monterreyn dhe pret ofertat

Sergio Ramos ka konfirmuar se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Monterrey, duke i dhënë fund aventurës së tij në Meksikë. Mbrojtësi legjendar spanjoll tani është lojtar i lirë dhe i hapur për ofertat e reja.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Ramos nuk ka ndërmend të pensionohet.

Ai dëshiron të vazhdojë karrierën dhe gjatë ditëve në vijim pritet të analizojë propozimet që ka marrë nga klube të ndryshme.

39-vjeçari u largua pas një sezoni me Monterreyn, ndërsa vendimi i tij hap rrugën për një transferim të ri në vitin 2026.

Ramos ka oferta nga disa liga ndërkombëtare, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Mbrojtësi spanjoll mbetet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit modern, me një karrierë të pasur te Sevilla, Real Madrid dhe PSG, dhe interesimi për të pritet të jetë i lartë gjatë këtij afati.



Read it all at Bota Sot