KOKSH shpërndan Bursat Olimpike të Los Anxhelos 2028

- Bota Sot

KOKSH shpërndan Bursat Olimpike të Los Anxhelos 2028

Komiteti Olimpik Kombëtar ka shpërndarë Bursat Olimpike të Lojërave Olimpike Los Anxhelos 2028, për 16 sportistë elitarë të 9 disiplinave të ndryshme.

Kontratat janë nënshkruar nga Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, i cili në fjalën e tij hapëse ka falenderuar sportistët për arritjet në arenën ndërkombëtare dhe shprehu të gjithë mbështetjen e KOKSH për sportistët dhe trajnerët, në realizimin e misionit të përbashkët për të ngritur sa më lart emrin e Team Albania në Olimpizmin Botëror.

Sportistët i përfitojnë këto bursa përmes solidaritet olimpik, në bazë të rezultateve të tyre, ndërsa një kriter shumë i rëndësishëm është barazia gjinore.

Krahas sportistëve medalistë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, si edhe sportistëve me rezultate të larta botërore dhe europiane, bursa kanë përfituar edhe sportistë të rinj të talentuar, që premtojnë të jenë pjesë e Team Albania në Lojërat Olimpike, Los Anxhelos 2028.

Në ceremoninë e dorëzimit të Bursave Olimpike ishin të pranishëm krahas sportistëve dhe trajnerëve të tyre, edhe Presidentët e Federatave përkatëse.



Read it all at Bota Sot