Sa bileta janë shitur për sfidën Tirana – Partizani?

- Bota Sot

Sa bileta janë shitur për sfidën Tirana – Partizani?

Tirana – Partizani është padikskutim kryesfida e ditës së sotme.

Emocionet e derbit ksa vijnë e shtohet me afrimin e orës.

Përballje kjo që do të luhet në orën 18:00 në “Air Albania”.

Jemi vetëm pak orë përpara këtij takimi dhe tashmë kemi mësuar se sa është numri i biletave.

Siç dihet klubi bardheblu që është edhe ekipi pritës i ka nxjerrë që para 1 jave në shitje, por interesimi i tifozëve është shumë i ulët.

Janë shitur rreth 3000 bileta, shumë, shumë pak për nivelin e një derbi. Por duket se situata në të cilën ndodhen ekipet në këtë sezon dhe paraqitje e tyre kanë zhgënjyer mbështetësit e dy skudrave.

Siç dihet aktualisht Tirana ndodhet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 6 pikë pas 14 javësh, ndërsa Partizani nga krahu tjetër është i 7-ti në tabelën e klasifikimit me vetëm 17 pikë.



Read it all at Bota Sot