Gjilani me trajnerin Debatik Curri gradualisht po këndellen dhe po ngritën në renditjen e Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Gjilanit e ka demoluar me rezultat 3:0 Llapin e Podujevës, na takimin e javës së 16-të. Ndeshja është zhvilluar në Gjilan.
Llapi e kishte shumë të vështirë për faktin se nga minuta e 6-të mbetet pa një futbollist, ku kapiteni Axel Gnapi, është ndëshkuar direkt me karton të kuq.
Golat i realizuan Sabit Bilali (47’), Mevlan Adili (57’) .
Gjilani është në vend të gjashtë me 22 pikë, ka 2 më shumë se Llapi që gjendet në të shtatin në klasifikim.
Rezultatet
Prishtina – Ferizaj 1:1
Gjilani – Llapi 3:0
Ballkani – Prishtina e Re 6:1
Malisheva – Drenica 2:0
Dukagjini – Drita 1:1
Tabela
1. Ballkani 16 8 5 3 35:17 29
2. Prishtina 15 8 3 4 29:20 27
3. Dukagjini 16 8 3 5 22:16 27
4. Malisheva 16 8 1 7 25:26 25
5. Drita 15 7 3 5 22:19 24
6. Gjilani 16 6 4 6 18:20 22
7. Llapi 16 5 5 6 22:25 20
8. Drenica 16 5 2 9 18:2 17
9. Ferizaj 16 4 4 8 15:25 16
10. Prishtina e Re 16 4 2 10 16:26 14