Ferizaj befason Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”

- Bota Sot

Ferizaj befason Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ferizaj që po kalon në krizë të thellë të rezultateve, megjithatë importoi një pikë të madhe nga stadiumi “Fadil Vokrri: në Prishtinë.

Prishtina ndahet baras (1:1) me Ferizajn, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ky është rezultat befasues dhe një pikë që nuk matet as me ari për Ferizajn.

Futbollisti Mario Ilievski (51) shënoi për Prishtinën dhe Jakup Berisha (60 - nga penalltia) për Ferizajn.

Afrim Tovërlani, kryetrajner i ri Prishtinës, nuk po i shkon mbarë në dy ndeshje që drejton ekipin, ka një barazim e një humbje

Prishtina zë vendin e dytë me 27 pikë, ka dy më pak se lideri Ballkani,

Ferizaj është në vendin e parafundit (i nënti) me 16 pikë dhe ka një më pak se pozita e tetë Drenica.

Rezultatet 

Prishtina – Ferizaj 1:1
Gjilani – Llapi 3:0
Ballkani – Prishtina e Re 6:1
Malisheva – Drenica 2:0
Dukagjini – Drita 1:1

Tabela

1. Ballkani 16 8 5 3 35:17 29
2. Prishtina 15 8 3 4 29:20 27
3. Dukagjini 16 8 3 5 22:16 27
4. Malisheva 16 8 1 7 25:26 25
5. Drita 15 7 3 5 22:19 24
6. Gjilani 16 6 4 6 17:21 22
7. Llapi 16 5 5 6 22:25 20
8. Drenica 16 5 2 9 18:2 17
9. Ferizaj 16 4 4 8 15:25 16
10. Prishtina e Re 16 4 2 10 16:26 14



Read it all at Bota Sot