Skënderbeu “bie” në Korçë

- Bota Sot

Skënderbeu “bie” në Korçë

Pogradeci ka surprizuar Skënderbeun në Korçë, pasi ka fituar me përmbysje 2-1 derbin e juglindjes, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale në shtëpi kryesuesve të Kategorisë së Parë.

Korçarët mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të shënuar nga Nasr, por pogradecarët reaguan në pjesën e dytë, duke bërë përmbysjen e madhe. Kazem barazoi shifrat, ndërsa Danladi shënoi golin e fitores për liqenorët në kohën shtesë.

Mbyllet 2-1 për Pogradecin sfida më e rëndësishme e javës në Kategorinë e Parë dhe tashmë liqenorët ngjiten në kuotën e 26 pikëve në klasifikim.

Ndalet pas disa fitoreve radhazi Skënderbeu, që gjithsesi vazhdon të kryesojë i vetëm renditjen me 34 pikë, 7 më shumë se Laçi i vendit të dytë.



Read it all at Bota Sot