Sarajeva ka triumfuar me rezultat 4:0 ndaj Zhelezniçarit, dhe më meritori për këtë është futbollisti i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shqiptari Agon Elezi.
Ai i kaloi problemet me dëmtimin që e mbajti jashtë fushës për një periudhë të caktuar, duke shkëlqyer në duelin ndaj
Zhelezniçarit të Sarajevës, në derbin e madh të kryeqytetit boshnjak.
Mjeshtëria e Elezit me kokë, ku shënoi dhe solli gëzim të madh të tifozët vendas në stadiumin "Koshevo".
Elezi u paraqit titullar në derbin e madh,
Elezi shënoi në minutën e 14-të, pastaj Renan Oliveira (42), Lajiq (45+10) e Mlinariq (87).
Pas javës së 18-të Sarajeva është në vend të tretë me 26 pikë apo ka 12 më pak se lideri Borci i Banjallukës dhe Zhelezniçari është në të pestin me 23 sosh.