Panik në Superligën e Kosovës

- Bota Sot

Panik në Superligën e Kosovës

Portieri i Gjilanit, Vokli Laroshi ka pësuar një goditje të fortë në fytyrë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Llapit, si pasojë e një kontakti me lojtarin Aleks Gnapi.

Menjëherë pas incidentit, ekipi mjekësor i klubit reagoi me shpejtësi, duke i ofruar ndihmën e parë në fushë, ndërsa për arsye sigurie dhe sipas protokolleve mjekësore, u vendos që gardiani të zëvendësohej.

Mësohet se gjendja e tij është e mirë dhe pa pasoja serioze, megjithëse vazhdon të ndjejë dhimbje të lehta në kokë, të cilat po monitorohen nga ekipi mjekësor.

Klubi konfirmon se lojtari do të vazhdojë trajtimin dhe pushimin e nevojshëm dhe rikthimi në aktivitet do të bëhet pas konsulatave të radhës me stafin mjekësor të ekipit.

Rikujtojmë që Laroshi ka qenë pjesë e Partizanit për një sezon, 2021/22.



Read it all at Bota Sot