Ethet e derrave në Katalonia mund të kenë rrjedhur nga laboratori, thonë autoritet spanjolle

- Bota Sot

Ethet e derrave në Katalonia mund të kenë rrjedhur nga laboratori, thonë autoritet spanjolle

Autoritetet spanjolle po hetojnë mundësinë që një shpërthim i kohëve të fundit i ethes afrikane të derrave në Katalonia të ketë origjinën në një laborator kërkimor.

Dyshimi lindi pasi 13 raste infeksioni u konfirmuan në derrat e egër rreth Barcelonës, gjë që ngriti alarmin për kërcënimin potencial për industrinë e mishit të derrit në Spanjë, me vlerë 8.8 miliardë euro në vit, shkruan Guardian, përcjell KosovaPress.

Nëse fillimisht besohej se sëmundja u përhap pasi një derr i egër hëngri ushqim të kontaminuar, siç është një sandviç i hedhur, hetimi ka marrë një drejtim të ri.

Ministria spanjolle e Bujqësisë ka zbuluar se lloji i virusit i gjetur në kafshët e ngordhura nuk korrespondon me llojet që qarkullojnë aktualisht në Bashkimin Evropian. Në vend të kësaj, është i ngjashëm me një lloj të zbuluar në Gjeorgji në vitin 2007.

"Zbulimi i një virusi të ngjashëm me atë që qarkullon në Gjeorgji nuk përjashton mundësinë që origjina e tij të jetë në një strukturë izolimi biologjik", tha ministria.

Ata shpjeguan se lloji Gjeorgjia 2007 është një virus referimi që përdoret shpesh në eksperimentet laboratorike dhe në zhvillimin e vaksinave.

"Raporti sugjeron që virusi mund të mos ketë origjinën nga kafshët ose produktet shtazore nga asnjë vend ku infeksioni është aktualisht i pranishëm", thuhet në deklaratë.

Presidenti rajonal katalanas Salvador Illa tha se qeveria rajonale nuk përjashton asnjë mundësi në lidhje me origjinën e shpërthimit të etheve afrikane të derrave dhe se të gjitha hipotezat mbeten të hapura.

Ethet afrikane të derrit, megjithëse të padëmshme për njerëzit, shpesh janë fatale për derrat. Virusi u shfaq në Kinë në vitin 2018 dhe u konfirmua në Gjermani më 2021.

Spanja është prodhuesi më i madh i mishit të derrit në Bashkimin Evropian. Eksportet e saj vlejnë 5.1 miliardë euro për vendet e BE-së dhe pothuajse 3.7 miliardë euro për tregjet jashtë bllokut.



Read it all at Bota Sot