Skuadra e Sionit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Young Boys në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Zvicrës.
Dy golat për ekipin vendas u shënuan nga lojtarët e Kosovës.
Në minutën e 29’të, Benjamin Kololli shënoi nga penalltia për 1:0.
Kurse në minutën e fundit të pjesës së parë (45+), golin për 2:0 e shënoi sulmuesi Rilind Nivokazi.
Me këtë fitore, Sioni shkon në kuotën e 24 pikëve në pozitën e 5-të, dy më pak se Young Boys (26), në pozitën e 4-të.