Borussia Dortmund mori një fitore shumë të rëndësishme 2-0 ndaj Hoffenheim, në një duel direkt mes skuadrave që synojnë zonën Champions.
Njeriu i ndeshjes ishte Julian Brandt, i cili festoi paraqitjen e tij të 200-të në Bundesliga me një gol vendimtar.
Hoffenheim nisi më mirë takimin, duke rrezikuar me Wouter Burger, por Dortmundi u kthye shpejt në lojë.
Baumann ndali një goditje të ulët të Brandt, ndërsa Coufal ndërhyri në moment të fundit ndaj Guirassy.
Gjithsesi, në fund të pjesës së parë, Yan Couto depërtoi bukur nga krahu dhe asistoi për Brandt, i cili shënoi lehtësisht nga afër.
Në pjesën e dytë, Dortmundi shtoi presionin dhe gjeti golin e dytë falë një goditjeje perfekte të Nico Schlotterbeck nga jashtë zonës, goli i tij i parë në Bundesliga që prej shkurtit 2024.
Hoffenheim u përpoq të reagonte me disa zëvendësime, por pa sukses.
Madje Dortmundi mund të kishte shënuar edhe të tretin, kur Guirassy goditi traversën pas një aksioni fantastik nga Couto.
Hoffenheim humbi raste të mira edhe në minutat shtesë dhe u dorëzua ndaj një Dortmundi që tashmë ka vetëm një humbje në 21 ndeshjet e fundit të Bundesligës.
Ky rezultat tregon se verdhezinjtë janë seriozë në garën për kreun, ndërsa Hoffenheim mbetet në luftë për top-katër, pavarësisht kësaj humbjeje.