Qamili shënon në stadiumin ku do të luajnë ndeshjen e play-off-it me Danimarkën në mars

- Bota Sot

Qamili shënon në stadiumin ku do të luajnë ndeshjen e play-off-it me Danimarkën në mars

Futbollisti shqiptar, Lirim Qamili, reprezentues i Maqedonisë së Veriut, ka shënuar sërish për ekipin e tij Sønderjyske, këtë herë në një fitore të madhe jashtë fushe kundër FC Copenhagen-it me rezultat 2:0. 

Qamili hapi serinë e golave në minutën e 43-të.

Në fund të pjesës së parë (45+2’) bie goli tjetër, autor futbollistit Ingason.

Ky ishte goli i katërt i Qamili këtë sezon në fanellën e ekipit danez të divizionit të parë.

Është interesante se goli erdhi në të njëjtin stadium ku Maqedonia do të luajë gjysmëfinalen e ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës 2026 kundër ekipit kombëtar danez pikërisht më 26 mars.

Qamili u paraqit tërë takimin.

Pas javës së 18-të Sønderjyske zë vendin e katërt me 20 pikë e ka një më shumë se Copenhagen që gjendet një vend më poshtë.



Read it all at Bota Sot