Meloni bisedon në telefon me Zelenskyn: Italia do t’i dërgojë Ukrainës gjeneratorë emergjentë dhe mbështetje për infrastrukturën energjetike

- Bota Sot

Meloni bisedon në telefon me Zelenskyn: Italia do t’i dërgojë Ukrainës gjeneratorë emergjentë dhe mbështetje për infrastrukturën energjetike

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në prag të vizitave të tij të ardhshme në Bruksel, Romë dhe Londër.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, Meloni i rikonfirmoi Zelenskyt solidaritetin e Italisë pas sulmeve të fundit ruse. Ajo e informoi presidentin ukrainas se Roma do të dërgojë pajisje emergjente për të mbështetur infrastrukturën energjetike dhe qytetarët e Ukrainës.

“Gjeneratorë të prodhuar nga kompani italiane do të nisen drejt Ukrainës në ditët në vijim”, thekson komunikata.

Meloni shprehu gjithashtu mbështetjen e saj për negociatat në zhvillim dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për gjetjen e një procesi që të çojë drejt një “paqes së drejtë dhe të qëndrueshme”.

Në njoftim theksohet se gatishmëria e Ukrainës për t’u ulur në tryezën e bisedimeve “me mirëbesim” është thelbësore për ecurinë e procesit dhe se ka pritshmëri që një hap i ngjashëm të vijë edhe nga ana ruse.



Read it all at Bota Sot