Son shantazhohet për “shtatzëni të rreme”, dy persona përfundojnë në burg

- Bota Sot

Son shantazhohet për “shtatzëni të rreme”, dy persona përfundojnë në burg

Një grua dhe një burrë janë dënuar në Seul për shantazh ndaj futbollistit të njohur jugkorean, Son Heung-min, i cili aktualisht luan për Los Angeles FC. Gjykata dënoi 20-vjeçaren Yang me katër vjet burg dhe ish-të dashurin e saj 40-vjeçar, Yong, me dy vjet burg.

Sipas hetimeve, gruaja i kishte dërguar Son-it një fotografi ultratingulli duke pretenduar se ishte shtatzënë me fëmijën e tij dhe e kërcënoi se do ta bënte publik rastin. Ajo arriti të marrë 300 milionë won (mbi 175,000 euro) nga futbollisti në qershor të vitit të kaluar, raporton agjencia e lajmeve “Yonhap”

Më vonë, nga marsi deri në maj të këtij viti, Yang dhe Yong u përpoqën së bashku të merrnin edhe 70 milionë won të tjerë, duke kërcënuar se do të njoftonin familjen dhe mediat për shtatzëninë e supozuar dhe një abort të pretenduar.

Gjykata i shpalli fajtorë për shantazh dhe tentativë shantazhi, duke theksuar se akuzat kundër Son-it ishin të sajuara dhe të përdorura për përfitim financiar.



Read it all at Bota Sot