Perez thërret takim urgjent, ndeshja me Cityn vendimtare për Alonson

- Bota Sot

Perez thërret takim urgjent, ndeshja me Cityn vendimtare për Alonson

Real Madridi kaloi një natë të rëndë në Bernabéu pas humbjes tronditëse 0-2 ndaj Celta Vigos, që e ka lënë ekipin katër pikë pas Barcelonës. Sipas raportimeve nga gazetar spanjolle “Marca”, drejtuesit e klubit, me në krye Florentino Pérezin, zhvilluan një takim urgjent që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, për të analizuar rënien e formës dhe krizën që ka goditur skuadrën në javët e fundit.

Në takim u diskutuan disa probleme të mëdha. Forma e dobët e ekipit, që ka vetëm tre fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ishte shqetësimi kryesor. Po ashtu, plaga e lëndimeve në mbrojtje e ka lënë skuadrën të brishtë, sidomos pas dëmtimit serioz të Militaos. Edhe arbitrimi ishte në qendër të kritikave, pasi ndeshja ndaj Celtas solli tre përjashtime dhe la Realin me mungesa të mëdha për sfidën e ardhshme.

Megjithatë, pika më e nxehtë e diskutimit ishte situata e Xabi Alonsos. Marrëdhënia e tij me disa lojtarë të rëndësishëm po shihet si problem i madh, sidomos pas episodeve si zëvendësimi i Viniciusit në El Clásico. Klubi e ka vendosur ndeshjen e së mërkurës kundër Manchester Cityt si një test vendimtar, që do të përcaktojë të ardhmen e trajnerit. Në rast dështimi, emrat e Zinedine Zidane dhe Jürgen Klopp tashmë kanë filluar të qarkullojnë si kandidatë të mundshëm.

Kjo krizë ka tronditur Realin edhe në renditje, ku Barcelona, pavarësisht problemeve të veta, duket se ka marrë vrull. Për Xabi Alonson, përballja me Cityn mund të jetë momenti i fundit për të kthyer situatën në favor të tij dhe për të shmangur një verë me shumë ndryshime në skuadër.



Read it all at Bota Sot