Liverpool i beson trajnerit Slott, ‘ndëshkojnë’ Salah-un për deklaratat

- Bota Sot

Liverpool i beson trajnerit Slott, ‘ndëshkojnë’ Salah-un për deklaratat

Sipas Fabrizio Romano, Liverpool dhe trajneri Arne Slot kanë marrë së bashku vendimin që Mohamed Salah të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të shkurtër, pas disa deklaratave të forta që kanë qarkulluar ditët e fundit.

Klubi ka aprovuar plotësisht qëndrimin e teknikut holandez, me synimin për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të shmangur tensionet e panevojshme brenda skuadrës.

Pavarësisht vendimit për një pauzë të përkohshme, Salah ka vijuar stërvitjen normalisht.

Ai u pa në seancën stërvitore të mëngjesit dhe pritet të vazhdojë stërvitjet edhe pas ndeshjes që Liverpool do të zhvillojë kundër Interit.



Read it all at Bota Sot