Gotze: Barça luan gjithmonë futboll fantastik

- Bota Sot

Gotze: Barça luan gjithmonë futboll fantastik

Barcelona do të përballet këtë të martë me Eintracht Frankfurtin në Champions League.

Para ndeshjes ka folur Mario Gotze, i cili vlerësoi blaugranat:

“Barça ka qenë gjithmonë një ekip i rëndësishëm në fëmijërinë time, sepse ka luajtur gjithmonë futboll fantastik dhe kjo mbetet në kujtesë.

Është një klub shumë i mirë, luan futboll fantastik, një futboll që të pëlqen ta shikosh”.

Për përballjen në “Camp Nou”: “Kam ardhur një herë këtu dhe ka shkuar shumë mirë, por ka qenë shumë vite më parë. Si zakonisht, do të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi 100%, të punojmë shumë dhe të vuajmë. Është një mundësi unike”.

Për marrëdhënien me Flick: “E njoh Hansi prej kohësh, edhe nga kombëtarja. E vlerësoj shumë mënyrën si luan, shumë ofensive. I festoj arritjet e tij, por kjo për ne është ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të bëjmë gjithçka që ai të mos ketë sukses”.

Duke iu referuar vitit 2022, shtoi: “Çdo ndeshje është e re dhe nis nga zero; është e vështirë të nxirren përfundime nga e kaluara. Ishte një përvojë unike”.



Read it all at Bota Sot