Edi Martini, i ashpër: Gjyqtarët e realizuan misionin e tyre

- Bota Sot

Edi Martini, i ashpër: Gjyqtarët e realizuan misionin e tyre

Edi Martini nuk i ka kursyer akuzat për gjykimin pas ndeshjes së humbur 1-0 në “Elbasan Arena” përballë Elbasanit. Trajneri i kuqebluve e ka drejtuar gishtin te gjyqtari i sfidës, Olsid Ferataj, por dhe te Sokol Jareci.

“Kjo nuk ishte një ndeshje e rëndësishme,  u shpreh me ironi Martini. "Se po të ishte, Sokol Jareci do të sillte gjyqtarë të FIFA-s. Një ndeshje mes vendit të parë dhe të dytë të vlerësohet në këtë formë!

Mendoj se Ferataj e ka kryer misionin mjaft mirë, mendoj dhe për ndeshjen tjetër me Bylisin që e presim në Shkodër”.

“Po të shikoni kartonin e verdhë të parë për Gjinin, ishte një faull për Gjinin, kishte tre të verdha dhe ishte i mirëinformuar. Me kartonin e dytë i bëri të dyja, edhe këtë ndeshje edhe tjetrën në Shkodër me Bylisin”.

“Unë kisha besim se dhe me 10 lojtarë mund ta fitonim ndeshjen, por ajo që bëri gjyqtari nuk e di se çfarë emri ti vendos.

Ishim të rreshtuar mirë, ndoshta duhet të ishim treguar më të qetë, më me logjikë loje. Elbasani është një ekip i mirë, është e vështirë të krijosh raste. Gjithsesi, jam i bindur se do rritemi . Pavarësisht se kemi humbur unë jam i qetë, e dimë se çfarë force kemi”.

Pyetjes së së gazetarit Eno Skarço, njëkohësisht dhe drejtues i emisionit “Super Gol”, se si do kishte shkuar ndeshja nëse forcat do të ishin 11 kundër 11, Martini u përgjigj: “Ashtu si nuk do kishte qejf Ferataj".



Read it all at Bota Sot