Carragher i ‘ashpër’ me Salahun

- Bota Sot

Carragher i ‘ashpër’ me Salahun

Unitedi konfirmon largimin e ish-lojtarit të klubit nga pozita e tij si drejtues

Manchester United ka njoftuar se Jonny Evans ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si drejtues i huazimeve dhe zhvillimit të talenteve.

Ish-mbrojtësi e mori këtë rol në qershor, menjëherë pasi i dha fund karrierës së tij si futbollist, por është larguar vetëm gjashtë muaj më vonë.

Detyrat e tij përfshinin organizimin e huazimeve për lojtarët e rinj premtues dhe bashkëpunimin me Jason Ëilcox për të “përmirësuar proceset që maksimizojnë zhvillimin individual të futbollistëve dhe t’i përgatisin ata për të luajtur në ekipin e parë”.

Në ditën e emërimit, Evans kishte deklaruar: “Mezi pres të punoj me gjeneratën e ardhshme të lojtarëve të talentuar dhe t’i ndihmoj ata të arrijnë potencialin e tyre”.

Tani, 37-vjeçari ka vendosur të largohet për t’i dhënë përparësi kohës me familjen e tij, dhe besohet se do të marrë një pushim nga futbolli para se të vendosë për hapin e radhës në karrierë.

Burime nga United kanë konfirmuar se ndarja ka ndodhur në mënyrë miqësore dhe se Evans largohet me mbështetjen dhe mirënjohjen e klubit, raporton “The Mirror”.

Kalimi i Evans në një rol administrativ shënoi fundin e karrierës së tij të gjatë si lojtar.

Qendërmbrojtësi pati dy periudha të ndryshme te Manchester United pasi kaloi nëpër akademinë e klubit dhe grumbulloi gjithsej 241 paraqitje për “Djajtë e Kuq”.

Reprezentuesi i Irlandës së Veriut fitoi Ligën e Kampionëve, tre tituj të Premierligës, FA Cup dhe dy League Cup gjatë periudhës së tij në “Old Trafford”, ndërsa në total ka luajtur 536 ndeshje në karrierë.

Ai ka përfaqësuar Irlandën e Veriut 107 herë dhe në vitin 2023 u nderua me titullin MBE për kontributin e tij në sport.

Në vitin 2015 ai u bashkua me Ëest Brom, e më pas kaloi te Leicester City, ku u shqua nën drejtimin e Brendan Rodgers, duke fituar FA Cup në vitin 2021.

Evans u rikthye tek United me parametra të lirë nën drejtimin e Erik ten Hag, fillimisht duke u paguar me pagën minimale pasi ishte regjistruar si punonjës afatshkurtër.

Në nëntor, Evans u paraqit në “Monday Night Football” në “Sky Sports”, ku analizoi sistemin e Ruben Amorim te Manchester United.

Duke shpjeguar qasjen taktike të trajnerit, ai tha: “Shumicën e herës, ideja është t’i lësh portierit hapësirë; nuk duhet të jesh në majë të këmbëve të tij. Ai pëlqen ta mbajë strukturën e ekipit të pandryshuar, pa shumë lëvizje. Në vend që e gjithë pesëshja e mbrojtjes të zhvendoset në një drejtim, ai thjesht zhvendos njërin lojtar”.

Jamie Carragher nuk kurseu asgjë në reagimin e tij ndaj komenteve të Mohamed Salahut pas barazimit 3-3 të Liverpoolit kundër Leeds të shtunën mbrëma.

Në një intervistë shpërthyese në “zonën mix”, Salahu kritikoi ashpër Liverpoolin dhe Arne Slot, duke deklaruar se klubi “më hodhi nën autobus” dhe se “është shumë e qartë që dikush donte t’i vinte të gjitha fajet mbi mua”.

Deklaratat e Salahut vinin pasi ai mbeti në stol dhe nuk u aktivizua kundër Leeds – ndeshja e tretë radhazi ku ai nuk u fut në lojë.

Slot reagoi në konferencën e së hënës para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Interit – një ndeshje nga e cila Salahu u përjashtua.

Por reagimi më i fortë erdhi nga Jamie Carragher, i cili u përmend edhe vetë në intervistën e Salahut.

Legjenda e Liverpoolit ka qenë kritik ndaj egjiptianit edhe më parë, veçanërisht kur ai foli për situatën e kontratës së tij pas një fitoreje kundër Southampton sezonin e kaluar.

Dhe, me pritshmëri të madhe se çfarë do të thoshte këtë herë, Carragher e nisi menjëherë duke e sulmuar Salahun, duke e quajtur “sjellje të turpshme” dhe duke pretenduar se e gjitha ishte e planifikuar për të maksimizuar dëmin.

“Mendova se ishte turp ajo që bëri. Kur ai ndalet në ‘zonën mix’, është e planifikuar me të dhe agjentin e tij për të shkaktuar dëm maksimal dhe për ta forcuar pozicionin e tij.

E ka bërë edhe 12 muaj më parë dhe e kam kritikuar këtu për këtë. Ai luan me ndjenjat e tifozëve të Liverpoolit”, tha ai.

Carragher vazhdoi duke e akuzuar Salahun për egoizëm dhe më pas solli në vëmendje dështimin e tij te Chelsea dhe mungesën e trofeve me Egjiptin.

Ai deklaroi se Salah shpesh flet vetëm për veten – golat, statistikat, meritat personale – dhe se duket sikur harron që suksesi i tij u ndërtua brenda një skuadre dhe një klubi që e ngriti në nivelin më të lartë botëror.

“Para se të vije te Liverpooli, ti ishe i njohur si lojtari që dështoi te Chelsea – ky është fakt. Nuk kishe fituar asnjë trofe të madh. Je lojtari më i madh i vendit tënd, megjithatë nuk ke fituar asnjëherë Kupën e Kombeve të Afrikës. Nuk është sulm ndaj tij si lojtar – ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë për 8 vitet e fundit – por duhet ta kujtojë se futbolli nuk është lojë individuale”, shtoi ai.

Carragher shtoi se Salahu duhet të kujtojë se ka nevojë për bashkëlojtarët, trajnerin dhe tifozët – po aq sa ata kanë pasur nevojë për të.

Salahu, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, pritet t’i bashkohet kombëtares së Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës së shpejti.

Liverpooli ndërkohë do të përballet me Interin në “San Siro” të marten nga ora 21:00.



Read it all at Bota Sot