Rabio tregohet modest

- Bota Sot

Rabio tregohet modest

Adrien Rabio gjeti mbrëmë golin e parë të sezonit me fanellën e Milanit, dhe jo një gol dosido, por një predhë të vërtetë.

Francezi e dërgoi pranë këndit të sipërm nga 30 metra me të majtën vrastare.

Pas fitores në Torino, mesfushori i kuqezinjve u ndal pikërisht te ndeshja.

“Ishim të dobët në fillim, duhet të punojmë për këtë sepse nuk mund t’i përmbysim gjithmonë gjërat në këtë mënyrë.

Në pjesën e parë, i thamë vetes të ishim më agresivë dhe menjëherë pamë një ndryshim në ritëm. Futja në fushë e Pulisiç na bëri mirë

. Sa i përket pjesës tjetër, ishte mirë, sepse duhet të shohim edhe anët pozitive. Goli? Nuk ishte më i rëndësishmi, por i dha diçka ekipit.

Kemi ndryshuar. Një gol i bukur, i cili na sjell tre pikët. Herë pas here ke nevojë për një lojë që e ndryshon lojën”, tha ai me modesti.



Read it all at Bota Sot