Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje

- Bota Sot

Policia kërkon ndihmen e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje

Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar.

Dyshohet se më datën 04.07.2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, në një qendër tregtare, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale “ Vjedhje”.

Në njoftimin e policisë thuhet se deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë:

-stacionin më të afërt të policisë,

-përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”,

– ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.



Read it all at Bota Sot