Djali i ish trajnerit Ivica Osim. Amari, ka çuditur me një deklaratë, ku ka lakuar edhe emrin e Shqipërisë.
Djali i Ivica Osim, ka çuditur për fjalët që ka thënë.
Amar Osim, trajner, i paska djegur fort fitorja e Shqipërisë në Leskovc.
Ai për mediumin serb “Meridian Sport”, ka deklaruar: “Sapo shkuat të luanit kundër Shqipërisë në Leskovc, gjithçka dihej.
Nuk po hyj në politikë, por atje nuk ka fat...
Tifozët janë figurativë, atmosfera është e vdekur, fusha është e papërshtatshme.
Gjithçka shkon drejt greminës nga e para.
Është për të ardhur keq, sepse ke një ekip që mund të bëjë vërtet shumë më tepër.
Por kur sistemi nuk funksionon siç duhet, cilësia është e kotë.
Të jemi të qartë,
Piksi (Dragan Stojkoviq) është më pak fajtor këtu.
Nuk do të doja të komentoja më tej, nuk ka nevojë”.
Babai i tij, Ivica Osim, ka vdekur para 13 viteve.
Duhet kujtuar se Ivica Osim ishte ai që nuk e kishte ftuar Kujtim Shala në ish Yu artificiale për Kampionatin Botëror në vitin 1990.