Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, do të largohet nga Liverpooli në janar, megjithëse disa tifozë të “Reds” kishin shpresuar se grindja me Arne Slott do të zgjidhej me largimin e trajnerit.
E ardhmja e yllit egjiptian në “Anfield” vazhdon të jetë e trazuar dhe tani kanë dalë lajmet se Salah do të largohet përfundimisht nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Liverpooli ka vendosur ta shesë Salahun në janar.
Pavarësisht se klubi u tha gazetarëve se Liverpooli dëshiron ta mbajë Salah për të qetësuar të gjithë, burimet thonë se drejtuesit e klubit kanë përmbysur të gjitha vendimet dhe kanë thënë se Salahu është një ish-lojtar”, shkruan fillimisht “Indykaila News”.
“Slot nuk ka thënë asnjë fjalë, drejtori sportiv dhe lojtarët e mëdhenj po e tërheqin këmbëzën. Ata do ta shesin atë kur të vijë një ofertë me një shifër që ata do ta caktojnë dhe menjëherë do të aktivizojnë klauzolën e lirimit të Antoine Semenyos për ta zëvendësuar atë.
Agjenti i Salah ka zbuluar komplotin sekret të Liverpoolit për ta shitur Mohamedin në Arabi Saudite pas shpine dhe kjo e ka zemëruar shumë atë.
Salah është i hapur për të gjitha opsionet, duke përfshirë Barcelonën, Real Madridin dhe Bayernin, por një ofertë nga Arabia Saudite mund të jetë më tërheqësja.
Slot-it i është thënë se puna e tij është në rrezik dhe rezultatet duhet të përmirësohen menjëherë. Nëse Reali shkarkon Xabi Alonson në javët e ardhshme, Liverpooli do ta thërrasë atë menjëherë në Anfield. Menjëherë", mbyllet njoftimi i “Indykaila News”.
Salah ka qenë në stol në tre ndeshjet e fundit të Liverpoolit dhe pas duelit me Leeds, ai tha se marrëdhënia e tij me Slot është dëmtuar dhe se ndihet sikur klubi e ka lënë pas dore.
Salah ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime.