Dje, ka përfunduar sezoni vjeshtor i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Është e qartë se në pranverë do të ketë një betejë të ashpër për titullin e kampionit midis Vardarit, Struga Trim Lum dhe Shkendijës.
Për momentin, Mato Rodgers i Vardarit dhe Basiru Compaore i Struga TL janë në vendin e parë të shënuesve me nga 12 gola.
Pas tyre me 11 gola është Shefit Shefiti i KF Arsimit nga Çegrani
Lista
12 – Basirou Compaoré (Struga TL), Mato Rodgers (Vardari)
11 – Shefit Shefiti (Arsimi)
9 – Martin Mirçevski (Sileksi)
8 – Hristijan Maleski (Struga TL), Richard Fahd Ndzengue (Brera), Azer Omeragiq (Vardari) etj.