Shkëndija gati për ndeshjen jetike në Evropë

- Bota Sot

Shkëndija gati për ndeshjen jetike në Evropë

Të enjten në orën 18:45 në “Arena” në Shkup, në kuadër të raundit të 5-të të Conference Leaguenë futboll,

Shkendija e Tetovës do të luajë ndeshjen e fundit si nikoqire në fazën e ligës. 

Kundërshtari është Sllovan Bratisllava nga Sllovakia.

Siç bëhet e ditur nga kampi i kampionit, biletat për këtë ndeshje janë nxjerrë në shitje dhe do të kushtojnë nga 500 deri në 2000 denarë maqedonas.

Për Tribunën Jugore, varësisht nga blloku që bëhet fjalë, çmimi është 500, 600 dhe 750 denarë, ndërsa për vendet VIP në Tribunën Veriore ato janë 2000 denarë.

Ato mund të blihen online në MK.TICKETS dhe në biletaritë e Arenës “Todor Proeski” në ditën e ndeshjes.

Shkëndija gati për ndeshjen jetike në Evropë.

Shkëndija zë vendin e 25-të me 4 pikë të mbledhura.



Read it all at Bota Sot