E kërkojnë me ngulm klubet e mëdha

- Bota Sot

E kërkojnë me ngulm klubet e mëdha

Sulmuesi anglez Ivan Toney është vënë në pranga në orët e para të së shtunës, 6 dhjetor, pas një incidenti të ndodhur në një bar të Londrës.

Sipas të përditshmes britanike The Sun, ish-lojtari i Brentford dhe aktualisht pjesë e Al Ahli, dyshohet se ka goditur me kokë një person gjatë një konflikti të çastit.

Raportimet tregojnë se gjithçka ka nisur pasi një djalë e ka ndaluar dhe e ka kapur Toney-n për qafe me qëllim që të bënte një selfie me të.

Reagimi i sulmuesit ka eskaluar, duke çuar në një përplasje fizike dhe më pas në ndërhyrjen e policisë.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Toney del në qendër të vëmendjes për arsye jashtë fushës së lojës. Kujtojmë se sulmuesi anglez më parë është pezulluar për 8 muaj për shkak të basteve të vendosura mbi ndeshjet e tij.



Read it all at Bota Sot