Milani nuk heq dorë nga sulmuesi i Barcelonës

- Bota Sot

Milani nuk heq dorë nga sulmuesi i Barcelonës

Jashtë Europe dhe Kupës në Itali, Milan tani është i fokusuar totalisht te gara në Serie A. Drejtuesit e “djallit” insistojnë se objektiv mbetet vetëm rikthimi në Champions, por në kushte të tilla me vetëm një ndeshje në javë, Milan pa diskutim do të luajë për titull, por ky objektiv është i lidhur ngushtë edhe me merkaton e janarit.

Igli Tare do të kërkojë me çdo kusht t’i vendos në dispozicion trajnerit Alegri një sulmues të ri, për këtë arsye Tare ka planifikuar një takim kokë me kokë me super agjentin Pini Zahavi, i cili menaxhon Nkunku dhe Robert Levandovski.

Tare kërkon të kuptojë nga agjenti i polakut nëse ekziston mundësia që Leva të transferohet në Milano, sigurisht edhe kushtet financiare.

Në këtë pikë, në skenë del edhe opsioni Nkunku, me Taren që kërkon të përfshijë në negociata ish sulmuesin e Çelsit. Nkunku zbarkoi në Milano gjatë verës për 38 milionë euro, plus 4 bonuse, por deri në këtë pikë të sezonit ka zhgënjyer totalisht. Tare është i gatshëm t’i jap Barçës sulmuesin francez, në mënyrë që Flik të lërë të lirë Lewandovskin.



Read it all at Bota Sot