Real Madridi në ankth

- Bota Sot

Real Madridi në ankth

Atmosfera në Madrid është e ndezur dhe e mbushur me tension.

Në rrugë, në mediet sportive dhe madje edhe në korridoret e klubit, askush nuk e fsheh më: ndeshja e nesërme në Champions League kundër Manchester City-t është një ‘match-ball’ për Xabi Alonson.

Rezultatet e dobëta prej një muaji e gjysmë kanë alarmuar drejtuesit, sidomos pas rrëshqitjes nga +5 pikë ndaj Barcelonës në -4, një goditje e vështirë për t’u pranuar.

Plani është i qartë: fitorja kundër City-t duhet të rikthejë qetësinë dhe më pas Real Madridi do të duhet të konfirmojë ringritjen në Vitoria dhe më 20 dhjetor ndaj Sevillas, përpara pushimit dimëror.

Por një humbje e rëndë përballë skuadrës së Guardiolës do të tensiononte tej mase situatën. Ndoshta shumë.

Drejtuesit madrilenë, duke shpresuar të mos arrijnë në atë pikë, kanë nisur të vlerësojnë dy alternativa të brendshme, të shpejta dhe të drejtpërdrejta: Álvaro Arbeloa, i cili po bën një punë të mirë me Castilla-n, dhe Santiago Solari, i cili gëzon respekt të madh në klub dhe që mori përkohësisht drejtimin e ekipit edhe në sezonin 2018–19 pas shkarkimit të Julen Lopetegui-t.

Ndërkohë, opsionet e mëdha janë të pamundura. Zinedine Zidane është i angazhuar me kombëtaren e Francës pas Kupës së Botës 2026, ndërsa Jürgen Klopp është në pushim vullnetar, i lidhur me kontratën e tij gjigante me Red Bull-in, dhe nuk ka bindur kurrë plotësisht drejtuesit madrilenë.

Në këtë skenar, del një kandidat tjetër interesant dhe shumë i dashur për tifozët e ‘Bernabé’u-t: Raúl González. Legjenda e klubit, lojtari me më shumë ndeshje në histori (741) dhe golashënuesi i dytë më i mirë (323), i njeh më mirë se kushdo lojtarët e rinj të ‘La Fábrica’-s. Ai ka punuar gjashtë vite me Castilla-n dhe më herët fitoi Youth League me Juvenil A, duke treguar aftësi në rritjen e talenteve.

Kritikët mund të thonë se Raúl nuk arriti dot ngjitjen në kategori më të lartë, edhe pse me Eldensen ishte shumë pranë. Por historia e Real Madrid-it na kujton se edhe Zidane mori drejtimin e skuadrës së parë kur Castilla-n e kishte në zonën e poshtme të renditjes dhe më pas fitoi tri Champions radhazi.

Ndeshja e nesërme mund të përcaktojë të ardhmen e Xabi Alonsos dhe, ndoshta, të hapë kapitullin e radhës në stolin e klubit më të madh në botë.



Read it all at Bota Sot