Drita ndan rrugët me futbollistin ukrainas

- Bota Sot

Drita ndan rrugët me futbollistin ukrainas

Futbollisti i Dritës, Denys Koshtyshyn ka ndarë rrugët me klubin gjilanas.

Këtë e konfirmoi vetë Drita në faqen e tyre në “Facebook”, duke ndërprerë bashkëpunimin pas një viti.

“Pas një periudhe prej afro një viti bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore.

Klubi ynë i uron Denysit shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, shkroi Drita në faqen e tyre zyrtare.

Kostyshyn, në ecurinë e tij te Drita arriti të shpallej kampion këtë vit në Superligë.



Read it all at Bota Sot