Bayerni nuk lejon befasi, fiton me përmbysje ndaj Sportingut

- Bota Sot

Bayerni nuk lejon befasi, fiton me përmbysje ndaj Sportingut

Skuadra e Bayern Munihu nuk ka lejuar befasi në stadiumin "Allianz - Arena" në Munih, duke shënuar fitore me përmbysje me rezultat 3:1 ndaj Sportingut, në ndeshjen e xhiros së 6-të të Champions League.

Skuadra nga Lisbona avancoi e para, por nuk i mjaftoi për rezultat pozitiv.

Për Bayernin shënuan futbollistët Gnabry (65), Karl (69) e Tah (77) dhe për Sportingun Kimmich (54-autogol).

Bayerni ka shënuar fitoren e pestë nga 6 ndeshje. Bavarezët kanë pësuar vetëm një humbje dhe tani për tani mbajnë vendin e dytë me 15 pikë. 

Sporting është në vend të nëntë me 10 pikë.



Read it all at Bota Sot