KF Shkëndija e Haraçinës 77 është përforcuar me futbollistin Vlladimir Zoglev.
Skuadra shqiptare synon hyrjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija është nënkampione vjeshtore në Ligën e Dytë.
“Ekipi ynë është përforcuar me angazhimin e sulmuesit Vlladimir Zoglev, i cili i bashkohet skuadrës si një alternativë e rëndësishme për repartin ofensiv.
Zoglev vjen nga ekipi i FC Osogovo, ku ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke treguar potencial, përkushtim dhe cilësi në fazën sulmuese”, njofton skuadra shqiptare.