Monaco fiton minimalisht ndaj Galatasarayt

- Bota Sot

Monaco fiton minimalisht ndaj Galatasarayt

Ka përfunduar ndeshja në “Stade Louis II”, me Monacon që ka fituar ndaj kampionit të Turqisë.

Monaco fitoi ngushtë ndaj Galatasaray si vendas.

Francezët fituan 1-0, me golin e shënuar nga Folarin Balogun.

Sulmuesi amerikan shënoi në minutën e 68-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Monaco shkon në kuotën e nëntë pikëve nga gjashtë ndeshje, teksa edhe Galatasaray i ka po aq pikë.

Ndeshjen e radhës, Monaco luan ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, ndërsa turqit presin Atletico Madridin.



Read it all at Bota Sot