Çmimi për Trump i sjell probleme Infantinos

- Bota Sot

Çmimi për Trump i sjell probleme Infantinos

Gianni Infantino, kreu i FIFA-s, po përballet me një ankesë zyrtare për shkelje etike pasi organizata humanitare FairSquare ka akuzuar se ndarja e “FIFA Peace Prize” për Donald Trump dhe mbështetja publike nga Infantino ndaj tij shkelin detyrimin për neutralitet politik të FIFA-s.

FairSquare i ka dorëzuar Komitetit të Etikës të FIFA-s një letër pesëfaqëshe, ku theksohet se ndarja e çmimit për një lider në detyrë politik është “vetë një shkelje e qartë” e parimit të neutralitetit.

Organizata gjithashtu kritikon procesin për vendosjen e çmimit, sipas saj, ky vendim është marrë nga Infantino në mënyrë të njëanshme dhe pa autoritet statutori, që përbën “abuzim të rëndë me pushtetin”.

Në përfundim, në ankese thuhet se veprimet e tij janë “të rrezikshme dhe direkt kundër interesave të sportit më të popullarizuar në botë”, duke paralajmëruar se mund të sjellin masa disiplinore nga komiteti etik.



Read it all at Bota Sot