Kombëtarja U-19 dhe Kombëtarja U-17 mësuan sot kundërshtarët e tyre për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian.
Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, Kombëtarja shqiptare U-19 u vendos në grupin B4 së bashku me Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën.
Edhe këtë vit, UEFA dhe federatat pjesëmarrëse i kanë besuar FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu, i cili do të zhvillohet në Shqipëri në datat 25, 28 dhe 31 mars 2026.
Ndërsa, Kombëtarja shqiptare U-17 u shortua në grupin 4 me Suedinë, Skocinë dhe Finlandën. Mini-turneu kualifikues do të luhet në vendin tonë në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2026, nën organizimin e FSHF.