Taremi rrezikon të humbasë Kupën e Botës

- Bota Sot

Taremi rrezikon të humbasë Kupën e Botës

Një problem “politik” rrezikon Iranin dhe një nga yjet e tij në prag të Botërorit 2026. Mehdi Taremi, sulmuesi 33-vjeçar që ka luajtur me Interin dhe Porton, tani tek Olympiacos, mund ta shohë këtë kompeticion nga televizori.

Shkaku ka të bëjë me tensionin mes Iranit dhe SHBA-ve, njërit prej vendësve organizatore të Botërorit.

Gjithçka ka lindur nga implementimi e një urdhri ekzekutiv të 2025-ës, që limiton hyrjen në SHBA të qytetarëve të 19 vendeve, mes të cilëve edhe Iranit. Për Taremin ka edhe një pengesë specifike më shumë.

Sulmuesi e ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak (dy vjet) në Marinë dhe kjo gjë mund t’i çojë autoritetet amerikane t’i refuzojnë hyrjen, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen e këtij lojtari në Kupën e Botës.

Edhe pse FIFA ka dhënë garanci për kombëtaren iraniane dhe stafin teknik se nuk do të ketë pengesa burokratike për Botërorin, Teherani nuk ka besim të plotë. Mehdi Taj, presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, është shprehur:

“Duhet të marrim në konsideratë opsione të ndryshme për Kupën e Botës, në mënyrë që nëse vendosin të na refuzojnë ndonjë lojtar, të kemi një alternativë tjetër”.



Read it all at Bota Sot