Dinamo pas fitoreve me Tiranën dhe Flamurtarin do të kërkojë një tjetër 3 pikësh të rëndësishëm në kampionat. Këtë herë përballë do të ketë kampionët në fuqi, Egnatian.
Sfidë kjo që do të luhet në “Air Albania” ditën e dielë në orën 19:00 dhe është i vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit.
Pikërisht për këtë duel te “Blutë” kanë nisur edhe përgatitjet.
Ilir Daja ka zbritur menjëherë në fushë për t’u stërvitur dhe për të marrë ngarkesën e duhur për këtë përballje delikate dhe lajm i mirë për të është rikthimi në fushë i liderit të Kombëtares shqioptare.
Naser Aliji është rikthyer nga dëmtimi dhe tashmë ka nisur përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës dhe tashmë do të jetë një “armë” më shumë për Dajën për sfidën ndaj rrogozhinasve. Sic dihet Aliji është një titullar i padiksutueshëm në mbrojtje, teksa u “ndal” vetëm nga dëmtimi, gjë të cilën siç duket tashmë e ka hedhur prapakrahëve.