Yamal thyen rekordin e Kylian Mbappes në Champions League

- Bota Sot

Yamal thyen rekordin e Kylian Mbappes në Champions League

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka vendosur të martën një rekord të ri në historinë e UEFA Champions League.

Në fitoren 2:1 të blaugranave ndaj Eintracht Frankfurt, 18-vjeçari luajti si titullar në krahun e djathtë dhe dha asistin vendimtar për golin e fitores në pjesën e dytë.

Sipas raportimeve nga media sportive, kjo nënkupton se Yamal, me gjithsej 14 përfshirje në gola (gol + asiste) në Champions League para moshës 19 vjeç kalon yllin e Realit, Kylian Mbappe.

Ky rekord në gola dhe asist bën që emri i Yamal të shënohet me germa të arta në librin e rekordeve evropianë. Në vendin e tretë, por me gjysmën e kontributit në gola dhe asist qëndron Raul, i cili ka qenë i përfshirë në 7 gola deri në moshën 18 vjeç.



Read it all at Bota Sot