Tronditet futbolli në Argjentinë

- Bota Sot

Tronditet futbolli në Argjentinë

Policia Federale në Argjentinë ka bastisur selinë e federatës dhe 18 klubeve të futbollit në vend, si pjesë e hetimeve për pastrim e parave. Mediat lokale e kanë cilësuar këtë si një skandal financiar, ndërsa autoritetet prej kohësh kanë vënë në qendër të hetimeve lidhjen e një kompanie private, që drejtohet një njeri shumë I afërt me presidentin Claudio Tapia.

Sipas mediave në vend, policia po kërkon kontrata të nënshkruara nga klubet me këtë kompani, si dhe dokumente të tjera të ruajtura në pajisje elektronike.

Policia bastisi gjithashtu kompleksin stërvitor të Federatës së Futbollit të Argjentinës në Ezeiza, rreth 40 kilometranga Buenos Aires, që përdoruret nga kampionët e botës në fuqi.

Veprimi ligjor vjen mes polemikave rreth parregullsive të dyshuara të kryera nga Tapia gjatë mandatit të tij si kreu i AFA-s. Këto dyshime lidhen me vendime të anshme dhe korrupsion ndaj numrit një të futbollit argjentinas.

Një tronditje e vërtetë për kombëtaren e Argjentinës, e cila pak ditë më parë njohu edhe rivalët e saj në fazën e grupeve të “Kupës së Botës 2026”, ku Lionel Messi dhe shokët e tij do të kërkojnë të mbrojnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit në planet.



Read it all at Bota Sot