Van Basten, shumë i ashpër ndaj Salahut

- Bota Sot

Van Basten, shumë i ashpër ndaj Salahut

Marco van Basten shkaktoi një stuhi mediatike me deklaratat e tij ndaj Mohamed Salah, tashmë në qendër të kritikave për përplasjen me trajnerin e Liverpool-it, Arne Slot. I ftuar në “Ziggo Sport”, legjenda holandeze e sulmoi drejtpërdrejt kapitenin e Egjiptit, duke e cilësuar sjelljen e tij të gabuar dhe thënë se “ka trurin e një insekti”.

Kjo deklaratë bëri menjëherë xhiron e botës.

Sipas Van Basten, Salah po zhvillon një sezon shumë poshtë nivelit të tij: “Sezonin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm, por muajt e fundit ka dhënë shumë pak.

Slot është një person i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, ndërsa Salah ka filluar ta sulmojë dhe të sillet në mënyrë të papërshtatshme”.

Kriza shpërtheu pas tri pankinave radhazi në Premier League. Pas “përjashtimit” të tretë, kundër Leed, egjiptiani shpërtheu përpara mediave:

“Kam dhënë gjithçka për këtë klub dhe tani përfundoj në stol pa shpjegime.

Duket sikur dikush do të më bëjë ‘kokë turku’ për krizën që po kalon skuadra”.

Reagimi i klubit ishte i forte; përjashtim nga transferta e Champions League kundër Interit, në përputhje me linjën e ashpër të trajnerit Slot.



Read it all at Bota Sot