Emri i madh italian nuk kursen as Edon Zhegrovën, kritika

- Bota Sot

Emri i madh italian nuk kursen as Edon Zhegrovën, kritika

Ish-futbollisti i “Zonjës së Vjetër”, Claudio Marschisio ka dhënë një deklaratë “goditëse” për Edon Zhegrovën dhe dy bashkëlojtarët e tij, Openda dha David.

Sipas ish-mesfushorit, kjo treshe s’po bindin te Juventusi.

David, Openda dhe Zhegrova? 

“Sipas mendimit tim, nuk mund të shpenzosh kaq shumë para çdo vit, duke ndryshuar kaq shumë lojtarë.

Duhet ta njohësh nivelin tuaj dhe të ndryshosh pak, jo të riorganizosh gjithçka.

Duhet ti japësh projektit qëndrueshmëri, dhe kjo nuk ka ndodhur për disa vite. 

Ata nuk bindin. Davidi hyn në fushë dhe vetëm vrapon.

Jeni te Juventusi, duhet të dhuroni më tepër.

Disa lojtarë nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të veshësh fanellën bardhezi.”, u shpreh legjenda Claudio Marchisio.

Kujtojmë që sonte “Zonja e Vjetër” luan ndaj Pafosit në Champions League dhe siç është raportuar deri tash,

Zhegrova pritet të jetë startues.



Read it all at Bota Sot