Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja gjatë vikendit të kaluar startoi nga minuta e parë me fanellën e Burnleyt, në humbjen 2:1 ndaj Neëcastle Unitedit.
Trajneri, Scott Parker u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e lojtarit “kuqezi”, shkruan Indeksonline
Parker tha se Broja luajti shumë mirë, madje paraqija më e mirë e tij deri tani te Burnley.
“Isha shumë i kënaqur për të, shumë, shumë i kënaqur.
Mendoj se ishte versioni më i mirë që kemi parë të Armando Brojës.
“Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe mendoja se ishte në nivelin më të lartë. Në fillim të ndeshjes, kur ishim 11 vs 11, ai bëri diçka, madje edhe me 10 lojtarë”, u shpreh Parker
Kujtojmë që Armando Broja ende s’ka shënuar gol me fanellën e Burnleyt.