Në prag të ndeshjes së madhe që do të luhet sot në Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City, sulmuesi brazilian i “los blancos”, Rodrygo, bën një udhëtim në kujtimet e tij, duke rikthyer një rivalitet që në vitet e fundit është shndërruar në “një derbi të vërtetë të Ligës së Kampionëve”.
Kjo nuk është ekzagjerim: në katër përballjet e tyre të fundit eliminatore, njëra skuadër ka eliminuar gjithmonë tjetrën, duke fituar tre tituj të Champions League në atë periudhë.
“Çdo ndeshje kundër City ka një peshë të veçantë.
Kam patur fatin dhe nderin të luaj në ato ndeshje, duke qenë vendimtar për ekipin tim“, deklaroi Rodrygo, që e konsideroi këtë një rivalitet modern, tashmë pjesë e historisë evropiane.
“Momenti më i paharruar në karrierën time janë pikërisht dy golat e realizuara ndaj City në Bernabeu (viti 2022), që e dërguan ndeshjen në shtesë e penallti, ku fituam.
Hyra si zëvendësues dhe shënova dy gola në pak minuta”, kujton Rodrygo.