Të enjten nisin punimet për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

- Bota Sot

Të enjten nisin punimet për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

Të enjten më 11 dhjetor do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e tribunave dhe ndriçimit në Stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Podujevës.

Postimi i plotë:

Të enjten nisin punimet për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

Të enjten më 11 dhjetor do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e tribunave dhe ndriçimit në Stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Më pas do t’i vizitojnë edhe punimet në Pishinën Gjysmëolimpike dhe Qendrën Multifunksionale.

11:00 – Vendoset gurthemeli në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

11:30 – Vizitë punimeve në Pishinën Gjysmëolimpike

11:45 – Vizitë punimeve në Qendrën Multifunksionale.



Read it all at Bota Sot