Kryeministri Albin Kurti për FC Dritën: Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik

- Bota Sot

Kryeministri Albin Kurti për FC Dritën: Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit, në prag të ndeshjes ndaj skuadrës holandeze AZ Alkmaar, në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në futboll.

Ndeshja luhet nesër (18.45) në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

“Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. 

Pamje nga pritja

Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër.

Përfaqësuesve të klubit, trajnerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në kryeministri, i shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.

Bardh e kaltërtit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e presin AZ Alkmaar e Holandës në ndeshjen e radhës. 

Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook.



Read it all at Bota Sot