Neymar po kërkon çdo mundësi për t’u rikuperuar në kohë për Botërorin 2026 – dhe kësaj radhe do t’i besojë një personi të njohur në botën e futbollit: Dr. Eduardo, i njohur ndryshe si “Dr. Miracle”, për aftësinë e tij për të rikthyer lojtarët në fushë në kohë rekord.
Mjeku brazilian është bërë i famshëm pasi dikur rikuperoi David Luiz te PSG në vetëm 10 ditë, ndonëse parashikimi fillestar për mbrojtësin ishte 8–10 javë.
Te ai janë trajtuar edhe emra të tjerë të njohur si Hulk, Oscar, Philippe Coutinho, Matheus Cunha dhe Vanderson, ndërsa klubi kinez Shanghai SIPG madje pagoi klauzolën e lirimit për ta marrë nga Zenit.
Neymar, i cili po lufton me dëmtime të njëpasnjëshme, shpreson që Dr. Eduardo t’i ofrojë një rikuperim të shpejtë për t’u rikthyer në formë me Brazilin për Kupën e Botës 2026.