Te Barcelona shtohet presioni

- Bota Sot

Te Barcelona shtohet presioni

Robert Lewandowski po kalon një sezon shumë të vështirë te Barcelona dhe ndeshja e Championsit ndaj Eintracht Frankfurt e konfirmoi edhe një herë krizën e tij.

Sulmuesi polak nuk arriti të linte gjurmë dhe forma e tij e paqëndrueshme po ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje në “Camp Nou”.

Sezoni i tij ka qenë një përzierje mes momenteve të shkëlqyera, si ‘tripleta’ kundër Celta Vigos, dhe periudhave të gjata pa gola.

Lewandowski duket larg sulmuesit dominues të viteve të kaluara dhe statistikat flasin qartë: vetëm tetë gola dhe dy asiste në 17 ndeshje, ndërsa një vit më parë në këtë fazë kishte shënuar 11 gola më shumë.

Edhe në Champions League, ai është ende në kërkim të golit të parë.

Lexo edhe:

Milani dhe Allegri marrin lajmin e mirë, asgjë shqetësuese për Leaon

Rënia e mprehtësisë lidhet edhe me problemet fizike që e kanë shoqëruar në fillim të sezonit, duke ndikuar në ritëm dhe në vetëbesim. Megjithatë, te Barcelona ekziston besimi se sulmuesi mund të rikthehet dhe trajneri Hansi Flick vazhdon ta mbështesë publikisht, duke theksuar rëndësinë e eksperiencës së tij në fazat vendimtare.

Kontrata e Lewandowski-t skadon verën e ardhshme dhe pjesa e mbetur e sezonit pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij. Nëse polaku nuk arrin të rikthejë nivelin e dikurshëm, Barcelona do të përballet me një vendim të vështirë për sezonin 2026/27.

© SYRI.net



Read it all at Bota Sot