Skuadra e njohur holandeze, AZ Alkmaar ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Skuadra holandeze do të ballafaqohet me Dritën e Gjilanit në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në futboll.
Ndeshja do të luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar në orën 18.45.
“Të enjten, më 11 dhjetor, ekipi i trajnerit Maarten Martens do të përballet me FC Drita”, shkruan në faqen e klubit holandez.